Teuta: ajo që lind e lirë vdes e lirë.

Ylli . E para grua në listën e Nëntorit Kombëtar nuk ka si të mos jetë mbretëresha Teutë. Të tjera do të vijojnë në ditët në vijim. Teuta mbretëroi përmbi fisin e ardianëve nga viti 231 deri në 227 para Krishtit, duke zëvendësuar në këtë rol bashkëshortin e saj Agronin pas vdekjes e duke vepruar si regjente për djalin e tij nga martesa e parë, Pinin. Asokohe, mbretëria ardiane përfshinte një pjesë të mirë të Ilirisë në bregdetin Adriatik, nga Mali i Zi i sotëm deri në Shqipërinë e Mesme. Një historian grek i kohës, Polibi, ofron kur flet për të një përshkrim që na paraqet me idetë tërësisht të kundërta që grekët e qytetëruar dhe ilirët barbarë kanë pasur për figurën e femrës në shoqëri. Së pari, ka qenë gjë e rrallë a thuajse e padëgjuar që një qytet-shtet grek të mbretërohej ndonjëherë nga një grua. Siç është e natyrshme, ky nuk ishte zakon as mes ilirëve barbarë, por ardhja e Teutës në fron u bë e domosdoshme me vdekjen e parakohshme të mbretit të madh Agron nga të fes...