Posts

Showing posts from August, 2019

Mehmeti, i biri i Gjergjit: Një francez në Kavajën e 1800-ve / Mehmet, the son of George: A Frenchman in 1800s Kavaja

Image
Vizatim me laps i një hani në Kavajë, nga Edward Lear, 11 tetor 1848 / Pencil drawing of a khan in Kavajë, by Edward Lear, October 11, 1848 Që prej një kodre, na zunë sytë Kavajën, rrëzëlluese me kopshte e pemë. Që nga larg, mund ta dallonim se,  nga zona, aspekti dhe ngjyra, bëhej fjalë për një qytet mysliman. Kaurët kishin themeluar Durrësin, por besimtarët (myslimanë) ishin vendosur në Kavajë. Islami i shmanget detit, i cili është tejet i dashur për kaurët. Kundrejt bregdetit, ku uji nuk është kurrë i mirë dhe siguria kurrë e përsosur, ata parapëlqejnë tokat e gjelbra në rrëzë të kodrave, ku burimet janë më bollëk për larjet e tyre rituale e ku pemët ofrojnë hije për pushime të gjata e biseda me nge. Vajza kavajase me rroba lindore duke pirë kafe (Marubi, vitet 1920) / Kavaja girls in oriental clothes drinking coffee (Marubi, 1920s) Kaluam anash vargjesh me gomarë të vegjël të ngarkuar me qilima e katruve. Shqiptarë të mëdhenj e me pamje si djaj i mbanin në lëvizje k

Shenjtori pa kokë, profeti më i madh / The headless saint, the greatest of prophets

Image
“Salomeja me kokën e Gjon Pagëzorit”, nga Caravaggio, 1610 /  "Salome with the head of John the Baptist" by Caravaggio, 1610 Sot shënohet martirizimi i Gjon Pagëzorit, një datë e krijuar në nderim të tij nga kishat tradicionale. Profeti i fundit nga Izraeli për Izraelin ishte vërtet njeriu më i madh që ka lindur ndonjëherë nga një grua, profeti më i madh i çdo kohe, siç tha edhe Jezusi. A ka vallë të vërtetë profetike më të madhe se shpallja e ardhjes së Shpëtimtarit? Në këtë ditë, Gjoni vdiq me prerje koke sipas urdhrit të një pushtetari të dobët të martuar me një grua zemërake që ishte njësoj e përdalë si edhe ky “bashkëshort” i saj. Urdhri për vrasjen e Pagëzorit u krye me anë të manipulimit të një vajze të bukur, ndoshta edhe të pafajshme(?) me mendje prej bibe, e përdorur njëlloj nga burra e gra të pavlerë, siç ndodh shpesh edhe sot. Me siguri, Gjonit kjo as që i shkoi ndër mend, por vdekja e tij tingëllon shumë si... tërbim feminist. Vdekja e tij është ogur

Si të bësh koncentrat të freskët mishi në shtëpi

Image
Një kub koncentrat mish viçi, i bërë në shtëpi Koncentrati i mishit përftohet nga zierja në nxehtësi shumë të ulët e për disa orë i kockave të viçit. Ai ka vlera të shumta ushqimore dhe shëndetësore, duke qenë se bën të mundur marrjen e elementëve nga pjesë të mishit që nuk merren normalisht me konsumin e mishit, të tilla si kërcet që veshin kockat në nyjat e tyre dhe palca e brendshme e kockave. Në fakt, ngrënia e palcës nga zgavrat e kockave konsiderohet nga shkencëtarët përkatës si një ndër faktorët kryesorë në rritjen e koeficientit të inteligjencës (KI) së racës njerëzore. Për më tepër, në tokat ku moti ka qenë kahera më i ashpër e i pamëshirshëm, të tilla si Evropa dhe Azia e largët me dimrat e tyre të pafalshëm e tejet të gjatë, ku bujqësia ka qenë një luks dhe zhvillim shumë i vonë, pikërisht konsumimi i çdo grami të mundshëm të kafshës – nga maja e veshit e deri te bishti, e mbi të gjitha palca e brendshme – është një ndër faktorët kyç për KI-në e lartë që karakterizon

The Council of Nicaea; Constantine settles the creed.

Image
Symbolum Nicaeno-Constantinopolitanum. Icon depicting the First Council of Nicaea. The Council of Nicaea concluded around this day in 325 Anno Domini, and the true doctrine was victorious. The Emperor who cared for his calling – the mighty Illyrian Constantine the Great – called all bishops of western and eastern Christendom to come and settle the shared creed for all. Those who cared and could went to the Byzantine city of Nicaea, about 300 out of 1,800 expected, with the Emperor attending and moderating the debates. The western bishops were far, far fewer than the eastern ones attending. The main issue discussed at the council was the status of Christ in the Holy Trinity. The Arian heresy was teaching that He was not of the same divine nature as the Father, on grounds of Him having been incarnated in human flesh. They viewed the flesh and the physical world as completely the domain of evil, a view that held strong for centuries in considerable communities from the wester

Freeeedom! A short tribute to William Wallace.

Image
Statue of William Wallace (ca. 1270 - 23 August 1305) in Aberdeen, Scotland Scottish maloku William Wallace ( Uilleam Uallas i n Scottish Gaelic)   - one  of the quintessential Medieval heroes - died as a hero for his country on this day in 1305. His was stripped naked and dragged through the London streets by horse to the execution place. There, he was strangled by hanging, but released while he was still alive. He was then emasculated (meaning they cut his genitals), eviscerated (intestines pulled out of his body), and his bowels burned before him - while he was still alive. In the end, he was beheaded and cut into four parts wh ich, legend has it, were distributed throughout the United Kingdom as a cautionary tale for future wanna-be rebels and freedom-lovers. His has head was dipped in tar and placed on a pike atop the London Bridge. (Game of Thrones copied this for Ned Stark's execution, but even they refrained from the unspeakable torture Wallace went through.) I h

Jeta e një dragoi; Tribut për Majkëll Kollins

Image
Majkëll Kollins, 16 tetor 1890 - 22 gusht 1922 Majkëll Kollinsi (Michael Collins) u vra pabesisht më 22 gusht 1922. Më poshtë vijon një biografi e shkurtër përmbledhëse e një prej figurave të mia të preferuara nga shekulli i njëzetë, sidomos duke marrë parasysh simpatinë që kam pasur për Irlandën që prej mësimeve të historisë në shkollë të mesme. Majkëll Kollins lindi më 16 tetor 1890 Kontenë e Korkut në atë që sot është Republikën e Irlandës, konte kjo të cilën Mbreti Henrik VII i Anglisë (ati i Henrikut VIII) e quante “konteja rebele”. Kollins ishte më i vogli ndër tetë fëmijët e Majkëll Xhon Kollinsit, fermer dhe matematicien amator dhe dikur anëtar i lëvizjes Vëllazëria Irlandeze Republikane, dhe bashkëshortes së tij Ana. Kollins do të ishte gjashtë vjeç kur babai i tij do të vdiste. Me familjen, në moshën tetë vjeç. Shpirti i zjarrtë dhe fryma patriotike do t’i vihej re që në moshë të njomë, duke pasur, përveç të atit, edhe dy shembuj madhorë për nacionalizmi