Noli dhe dashuria për gjuhët

Theofan Stilian Noli, 1882-1965.
Frymëzimi im i parë, i pavetëdijshëm, për dashurinë ndaj gjuhëve dhe mundësisë së përkthimit si karrierë ka qenë Fan Noli - themeluesi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Ja si shkruan ai një vit para vdekjes:

“Vitet e mia të para në Amerikë ia kushtova arsimimit tim. Kur një ditë, një miku im, i ndjeri Faik Konica, që kish marrë një gradë (mester degres) në Harvard, më sugjeroi t’i ndanim bashkë pjesët e Shekspirit për t’i përkthyer shqip. Ai pati vetëm një rezervë, që “Romeo dhe Zhuljeta” t’i jepej atij. Pranova menjëherë me kusht që “Hamletin” ta merrja unë. Kështu filluam të dy. Unë me “Otellon” botuar në shqip më 1916 e që u ndoq pas 10 vjetësh nga “Hamleti”, “Jul Çezari” dhe “Makbethi” që ishte më i miri, pasi u përkthye i fundit dhe deri atëherë unë e kisha mësuar pak më mirë atë punë të vështirë. Më vjen mirë që disa nga të rinjtë shqiptarë po e vazhdojnë punën për përkthimin e Shekspirit.


Përsa më përket mua, unë e kam braktisur mikun tim të vjetër Shekspirin. Këta 38 vjetët e fundit për arsye të ndryshme, një nga të cilat ka qenë edhe Lufta e Dytë Botërore. Kam shpresë, t’i kthehem përsëri duke dhënë disa kryevepra të tjera në shqip. Unë mund ta bëj këtë. Jam ende i ri. Jam vetëm 82 vjeç.”

– nga “Shekspiri dhe unë” i Fan Nolit. Nga Leximi i klasës së gjashtë (po, e kam ende!). “Makbethi” vërtet është kryevepra në përkthim e Nolit, si edhe kryevepra e Shekspirit për mua.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.