Financa fiktive. S'kish parë gjë ende Marko Polo!

Marko Polo në kartëmonedhën e dikurshme të 1000 lirave italiane

Një pjesë nga kujtimet e Marko Polos prej udhëtimit në Kinë.

“Madhëria e tij… bën një monedhë ashtu siç do t’jua them unë. Ai vë njerëz të marrin lëkurë mani, që është një pemë, gjethet e së cilës i hanë krimbat që bëjnë mëndafshin. Në këtë vend ka shumë drurë të tillë, që mbillen në të gjitha anët.

Merret një lëkurë e hollë dhe e bardhë që ndodhet midis lëkurës së jashtme të trashë dhe trungut të bardhë dhe me këtë lëkurë të hollë bëhet diçka si letër. Dhe pasi prodhohen kështu copa të trasha letre, priten në këtë mënyrë: copa më e vogël vlen një gjysmë luledielli, një copë, pak më e madhe, vlen një lule dielli; një tjetër pak më e madhe vlen një gjysmë groshi venedikas argjendi; një tjetër një grosh venedikas argjendi; një tjetër, pesë groshë; një tjetër gjashtë groshë; një tjetër një bazantë ari; një tjetër dy bazantë ari, e kështu deri në dhjetë bazantë ari. E të gjitha këto copa letre kanë vulën e të parit të vendit. Dhe kështu ai pret kaq shumë të holla vit për vit që nuk i kushton asgjë, saqë nuk do të mjaftonte as gjithë thesari i botës për ta paguar. Dhe kur këto monedha janë bërë gati, ashtu siç ju thashë, ai jep urdhër që të kryhen të gjitha pagesat, i shpërndan në të gjitha krahinat e mbretërisë. Dhe asnjë njeri të cilit i dhimbet jeta nuk guxon të mos i pranojë këto lloj monedhash, sepse ndryshe do të dënohej menjëherë me vdekje. Nga ana tjetër të gjithë i pranojnë me qejf, sepse kudo që të shkojnë në mbretërinë e khanit të madh, ata mund t’i harxhojnë ato monedha, mund të blejnë ose të shesin mall, sikur ato para të ishin prej arit.” 


– nga “Milioni” i Marco Polo.



Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.