Llazorja, Dita e Verës dhe Halloween-i. Ca mendime shtesë.
Mos e hidh aq shpejt në plehra Hallouinin... pa e ditur për çfarë është vërtet. Ky shpjegim që do të ofroj me siguri mund të hasë në kundërshtim prej shumë bashkë-të krishterëve, në mënyrë pothuajse të kuptueshme. Hallouini i sotëm është veçse një festë e cekët tregtare, dhe kisha (protestante) e ka bërë punën e saj të mirë për mbjelljen e përçmimit ndaj gjërave pa vlerë. Vërtet, Hallouini, siç festohet sot nëpër botë, është i zhveshur nga çdo kuptim përtej degjenerimit dhe veshjes me nuanca që nuk kanë qenë qëllimi parësor i festës. Kjo është një festë e stërlashtë, e festuar në një mënyrë a një tjetër nga paraardhësit e gjithë Evropës (e më gjerë). Ne sot e festojmë realisht, edhe pse me kuptim tejet të hijezuar, në Ditën e Verës. Por shpjegimin e kësaj do ta lë për paragrafët e mëposhtëm. Historia e Hallouinit, apo festivaleve dhe ritualeve ku kjo ditë bazohet, shkojnë tepër pas në kohë për t’u përmendur këtu të gjitha, por unë do të jap një përmbledhje shumë të ngj