Lisi bën mëkan' e dega e kla. Urtësi shqiptare dhe biblike.



1) “Lisi bën mëkan’ e dega e kla.” (De Rada, 1866) ose “Lisat bënjën mëkata, degatë qajnë.” (Dine, 1908)

“Mos u përkul para tyre dhe as mos u shërbe, sepse Unë, ZOTI, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz, që dënon paudhësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.” – Eksodi 20:5

2) “Ku shkel turku, nuk mbin bar.”

(Njësoj si kjo, por më e lashtë, në referencë të latinëve të Perandorisë Romake: Ku shkon Lata, shkon sëpata.)

“Kurse rrogëtari, që nuk është bari, të cilit delet nuk i përkasin, sheh ujkun që po vjen dhe i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.” – Gjoni 10:12

3) “Gjën’ e neqezit e gëzon xhymerti.”

“Njeriu i mirë u lë një trashëgim të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.” – Fjalët e Urta 13:22

4) “Gjëj’ e turkut, haj’e ujkut.”

“Kujto atë që të bëri Amaleku gjatë rrugës kur dolët nga Egjipti; ai të doli përballë rrugës duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia. Kur, pra, ZOTI, Perëndia yt, do të të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që ZOTI, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e amalekut nën qiejt; mos e harro!” (Zëvendësoni “amalekitët” me “turqit”.) – Ligji i Përtërirë 25:17-19

5) “Goja verë, barku grunar.”

“Hidhe bukën tënde mbi ujëra, sepse pas shumë kohësh do ta gjesh përsëri.” – Predikuesit 11:1

6) “Kush të det me ba sefa, gjen dehallin ndë shtëpi.”

“Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.” – Fjalët e urta 5:18

7) “Rrena qet tym, e vërteta flakë.”

“Por Ai iu përgjigj atyre dhe tha: “Kur bëhet mbrëmje thoni: “Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq.” Dhe në mëngjes: “Sot do të jetë mot i keq, sepse qielli është i kuq dhe i vranët.” Hipokritë, ju dini të dalloni dukuritë e qiellit, por nuk dini të dalloni shenjat e kohës?” – Mateu: 16:2-3

8) “Në rranxa gjinet fullanxa.”

“Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri, që e ka gjetur, e fsheh; dhe, nga gëzimi i tij, shkon, dhe shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.” – Mateu 13:44

9) “Pyka e re shtyn të vjetrën.”

“Por askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi nj rrobe të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më keq. Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen e vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu ruhen të dy.” – Mateu 9:16-17

10) “Byrekyn që s’e ha, për mue u djegtë.”

“Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.” – Fjalët e urta 26:11

11) “Buk’ e hi e ndë shtëpi.”

“Më mirë i varfri që ecën në ndershmërinë e vet, sesa i pasuri që ecën në rrugë të shtrembra.” – Fjalët e urta 28:6

12) “Bukuria s’është për fis, por kush di e kullandris.”

“Si unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur pa mend.” – Fjalët e urta 11:22

13) “Kurë nuk e ke zanat, mos u bëj hoxhë në fshat.”

“duke dashur të jenë mësues të ligjit, nuk kuptojnë as ato që thonë, as ato që pohojnë.” – 1 e Timoteut 1:7

14) “Ia dha drurit, u tha; ia dha gurit, u ça; ia dha njeriut, e mbajti.”

“Asnjë tundim nuk ju ka gjetur ju, përveçse tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që të tundoheni përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugëdalje, që ju të mund ta përballoni.” – 1 e Korintasve 10:13

15) “Ku hanë e s’apin, ku flet e s’të dëgjojnë, Zot ynë mos të shtiftë.”

“Dhe kur të hyni në shtëpi, përshëndeteni. Dhe nëse ajo shtëpi është e denjë, le të vijë paqja juaj mbi të; por, nëse nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet te ju. Dhe nëse dikush nuk ju pret dhe nuk i dëgjon fjalët tuaja, duke dalë nga ajo shtëpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin e këmbëve tuaja. Në të vërtetë po ju them se ditën e gjyqit për vendin e Sodomës dhe të Gomorrës do të jetë më e lehtë se për atë qytet.” – Mateu 10:12-14

16) “Zure gjarprin? Shtypi kokën.”

“Atëherë ZOTI Perëndi i tha gjarprit: “Meqenëse bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate. Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde dhe ti do të plagosësh thembrën e farës sate.” – Zanafilla 3: 14-15

17) “Miun s’e nxinte vëra, hiqte dhe kungullin pas.”

“Por gruaja e Lotit solli kryet për të parë prapa dhe u bë një statujë prej kripe.” – Zanafilla 19:26

18) “Shumë herë dhe dhelpra q’është aqë dinake, zihet për katër këmbësh.”

“Ki besim te ZOTI me gjithë zemër dhe mos u mbështet në mençurinë tënde; pranoje në të gjitha rrugët e tua dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua. Mos e mbaj veten të urtë në sytë e tu, ki frikë nga ZOTI dhe hiq dorë nga e keqja; kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.” – Fjalët e urta 3:5-8

19) “Shpinin ulkun ta pagëzonjën e ay u thosh: “Ja dhëntë tek na turtullojnë ujët!”

“Por ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju me të veshur delesh, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.” – Mateu 7: 15

20) “Gjaku ujë s’bëhet.”

“Pas këtyre gjërave, pashë dhe ja një turmë e madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me petka të bardha dhe me palma në duart e tyre.” – Zbulesa 7:9 (Kombet dhe gjuhët do të ruhen të veçuara e të dallueshme edhe në përjetësi.)

21) “Gjumi i tepërt, rroba të vjetra.”

“Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.” – Fjalët e urta 20:13

22) “Duaj, të të duan.”

“Ne e duam Atë, sepse Ai na deshi i pari.” – 1 e Gjonit 4:19

(Fjalët e urta shqiptare janë marrë nga "Folklori shqiptar" përgatitur nga Gjergj Zheji.)

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.