Berserku brenda rusit, jutit dhe ilirit

Përshkrim i një varangiani, ose rusi nordik, me mburojat e tyre.

Mbiemrat Rustani, Rusteni, Rustami, Ristani, etj., si edhe shumë zona të banuara e më së shumti rurale sot nëpër Evropë, me shumë gjasa e marrin zanafillën nga fisi nordik/viking i Rusëve. Jo rusët gjysmë-sllavë të sotëm, por rusët nordikë/vikingë. Këta udhëtuan në drejtim të lindjes në Evropë dhe pikërisht prej tyre e ka marrë emrin populli i sotëm rus dhe gjithë Rusia.

Më pas, shumë prej tyre zbritën në Bizant gjatë Mesjetës së hershme, ku qyteti me bukurinë e tij të madhërishme i bindi për bukurinë e Zotit të vërtetë. Kështu ndodhi edhe kthimi VULLNETAR i tyre (si rrallëkund në Evropë) në krishterim sipas ritit bizantin. Deri në kohën e sotme, Rusia, pasardhja e tyre, vijon të jetë kështjella më e fortë e krishterë që ka Evropa sot, ndryshe nga perëndimi që sot i shmanget emrit "kristian" apo edhe "pagan i traditës" me shpejtësi marramendëse drejt degjenerimit social.

Interesant është edhe fakti se, në gjuhët nordike si suedishtja dhe norvegjishtja (prej nga rridhte edhe fisi i rusëve), "rus" do të thotë "dehje", "ekstazë", "jerm" a fjalë të tjera të ngjashme që nënkuptojnë pasojat e konsumimit të lëndëve intoksikuese (alkool, bimë, kërpudha, etj.).

Nordikët - pra, edhe fisi i rusëve - kishin një traditë të kahershme që fliste për disa luftëtarë të madhërishëm e të tmerrshëm që quheshin "berserk". Këta ngjajnë pa masë me Mujin e Eposit të Kreshnikëve (ky i fundit është nga Jutbina, emër vendi që nënkupton krahinë ku binin jutët, që janë një nga fiset kryesore nordike, sidomos të Danimarkës). Muji konsumonte qumështin e Orëve dhe fitonte fuqi të papërballueshme. Berserkët nordikë konsumonin diçka tjetër dhe fitonin fuqi të papërballueshme: ata konsumonin kërpudha specifike halucinogjene që u hiqte atyre çdo frenim njerëzor dhe i bënte të luftonin sikur nuk kishte të nesërme. 

Shumë prej atyre kërpudhave gjenden shpesh nën pemët e rrapit e të tjera pemë gjethegjera si bliri, plepi, etj. Në Epos përmendet shpesh se Muji dhe kreshnikët mblidheshin nën hijen e rrapit a të blirit. Nuk përmenden kërpudha, por ndoshta kjo tashmë thjesht ishte tejkaluar nga qasja ndaj qumështit të Orëve :-) (Ka shpjegim tërësisht jo-supersticioz edhe për atë qumësht, por për një herë tjetër!)

Kur kalon në formën Rustan, Rusten, etj., fjala do të thotë "pushim", të paktën në holandishten e vjetër. Pra, si të thuash, vendet që quhen Rustan - dhe ka shumë të tilla në Evropë kudo ku rusët kanë përshkuar (më i afërti me ne është në Bullgari / Thrakë) - janë vendet ku dikur pushonin rusët gjatë shtegtimeve të tyre drejt lindjes e pastaj drejt perëndimit sërish, teksa hynin në Ballkan dhe pushonin me vëllezërit e tyre ilirë/arbër. Kur nuk hanin kërpudha berserkësh, pinin verë mjalti, një specialitet tjetër që e kishin të përbashkët me ilirët (përtej anijeve, miteve, veshjeve, etj. etj.).

Pushonin pak... derisa u jehonte prapë thirrja e kërpudhave gati për betejë. 

Çdo rus, jut e ilir e ka berserkun brenda, me apo pa kërpudha. Është keqardhje kur ai veç fle. Sot është në gjumë të thellë në mbarë Evropën.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.