Posts

Showing posts from November, 2019

Toka bën tok shqiptarët

Image
Ari prej arës. Nuk janë më kot aq të ngjashme si fjalë. Por duhesh përulur para arës në do të marrëshar prej saj. Ar nuk është veç ai me të cilin blen gjëra. Ishim bërë një popull i përçarë e lehtësisht i manipulueshëm; një popull që valëvit në të njëjtin bulevard portretin e heroit Mujo Ulqinaku dhe kriminelit Nuri Luçi; ku flija e parë e Shqipërisë parakomuniste nderohet njësoj sa ata që mbollën terror apo ata që u mashtruan keq në ato vite të errëta të Shqipërisë së Luftës. Ishim bërë një popull që vetëm shaheshim, që vetëm përçmonim njëri-tjetrin nën idhullin Lindje, apo Perëndim, sipas prirjes dhe shitjes së gjithsecilit. Ishim bërë një popull që kish harruar brumin e vet, një popull që mendonte se nuk kish shtyllë kurrizore. Ishim bërë një popull që thanin këneta dhe ndërtonin mbi ato toka ku të parët e tyre kreshnikë afroheshin vetëm për flijime e nderim, e pastaj vijonin tutje në qetësi. Ishim bërë popull që ndërtonin aty ku më parë në Shqipëri ndërtonte

#Balkanpride

Image
"Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri." - Predikuesit 11:1, Bibla Shqipëria e "hodhi bukën e vet mbi ujëra" për Kosovën në 1999 dhe e gjeti pas 20 vitesh në Kosovë sërish. Asgjë e mirë nuk shkon duarbosh, aq më tepër mes vëllezërish. Të donte Ballkani të ecte përpara e të begatonte, i ka të gjitha shanset që kjo të ndodhë. E gjitha qëndron te vullneti i popujve, nëse janë të gatshëm të bashkëfalin (po, të gjithë kemi shumë gjëra për të falur!) e të lenë pas të shkuarën që i mban peng për interesa të tjetërkujt. Nëse ndodh që vetë Serbia të nisë trupa e ndihma në të mirë të Shqipërisë, nëse grekët shkruajnë shqip ngushëllimet për nesh, nëse nuk ka vend që nuk ka nisur më të mirën ndaj nesh në këtë tragjedi që shënon epokë të re për vendin tonë, ndoshta po shënohet vërtet një epokë e re edhe për gjithë rajonin tonë. Nuk kemi asnjë arsye pse jo, nëse popujt nuk gënjehen në urrejtje pa vlerë ndaj njëri-tjetrit sht

Pavarësia e Tiranës

Image
Shpallja e Pavarësis, Tiranë, 26 nëntor 1912. Ibrahim Dalliu në librin e tij “Patriotizma në Tiranë” shkruan për ngjarjen (shqipja versioni yll): “Në 26 të Nanduerit, dulë tellalli në mëngjes e u mblodh populli në fushë të prefekturës, ku majti Z. Refik Toptani, këto fjalë të mallënjyeshme: “Or vllazën! Me hidhërim të madh po ju tham se prue puna për me u nda prej vllaznish tyrq (humor geg) dhe me zbrit bejrakun e atyne qe ka value ktu me qindra vjetsh, dhe me ngref qeveriën komtare e me ngrejt flamurin e Shqipnis. Dhantë Zoti e u puqshim si sod goj ndër goj, q’ashtu të mundemi m’e rujtë atdheun t’inë nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnia më vehte! Rroftë Vllaznimi! Rroftë flamuri komtar!” Shqiptarët e duertrokitën me lot gëzimi, dhe halldupët me vaj në buzë gërthitën: “Rroftë...” Mbasi e vari flamurin kapidan i xhandarmariës Z. Hamid Borshi, me nji drue dyngjzerësh, u lajmërues me telegraf, Durrësi, Elbasani, Berati dhe Vlona. Populli u sullë qark tregut tue ba shënllë

Mujo Ulqinaku nuk e ka vendin mes "dëshmorëve".

Image
Mujo Ulqinaku në uniformën e detarit (1896 - 7 prill 1939) Mujo Cakuli, të cilin ne sot e njohim si Mujo Ulqinaku sipas prejardhjes së tij nga qyteti i totemit të ujkut (Ulqini rrjedh nga rrënja “ujk”), lindi në Ulqin në 1896. Familja ishte me traditë të hershme në Ulqin, të regjur në mjeshtërinë dalluese të qytetit: detarinë. Rrjedhimisht, Mujo – që barte emrin e kryekreshnikut – do të përgatitej për jetën e detarit që në moshë shumë të njomë, duke ndjekur gjurmët e të atit siç e donte zakoni fisnik shqiptar i bijve që ecnin në gjurmët e etërve të denjë. Ushtrinë e kreu si pjesë e marinës dhe, në vitin 1929, i bashkohet si profesionist marinës shqiptare, që asokohe ishte në fillesat e saj, me anije që numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Mujo patrullonte bregdetin me motoskafin “Tirana”, dhe nuk mund të mos mendoj për ndjesinë që duhet të ketë pasur në atë detyrë. Shqipëria ishte e lirë prej vetëm shtatëmbëdhjetë vitesh e tashmë kishte këtë flotë – modeste për standardet e

Bukuri kah Bukurisë së Madhe

Image
Në “greqishten” e vjetër, fjala “kozmos” – përveçse “rregull”, “univers” – nënkuptonte edhe dekor, sidomos në kuptimin e bizhuterive që një grua e bukur i shtonte figurës së vet. Me sa duket, për të lashtët asnjë rregull me saktësi të përsosur nuk mund të kuptohej pa gëzimin e pastër të kënaqësisë nga bukuria për hir të bukurisë. Dekori nuk është i domosdoshëm në vetvete; ka të bëjë vetëm me të shijuarit e të bukurës. Mendohet së pari ideali i të bukurës në dekor, pastaj saktësia dhe detajet e realizimit të saj. Pra, ndryshe nga çfarë thoshte Sartri, esenca vinte para ekzistencës. Një zonjë e bukur mendon së pari për bukurinë e bizhuterive që në thelb janë të panevojshme. Pastaj sheh të gjejë më të përsosurat. Krijuesi e bëri këtë kozmos – dhe ne bashkë me të – në rregull të përsosur që i ka shenjat dhe mban gjithçka bashkë edhe pas kaq shumë rënieje. Por ndoshta ishte pronësia e Tij mbi të bukurën dhe shijimin e saj që e shtyu së pari të mendonte për gjithë këtë rregull ku pas

Nuk ka Pjetër pa Gjon.

Image
Shën Pjetri dhe Shën Gjoni... ose Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno të Biblë ☻ “Dhe, si i tha këto, (Jezusi) i tha (Pjetrit): “Ndiqmë”. Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte (Gjoni).” – Gjoni 21:19/b-20/a. Në një kohë kur theksi është aq shumë tek udhëheqësia, duke i dhënë përparësi të tillë që përjashton nevojën për të qenë edhe ndjekës, është mirë t'i kujtojmë vetes se forcë e pjekuri tregohet edhe kur di të ndjekësh ata mbi të cilët dora dhe thir rja e Perëndisë është e dukshme, sepse në fakt nuk po ndjek njeriun, por Zotin që i ka thirrur. Pjetri nuk është më i fortë se Gjoni, as Gjoni më i përulur se Pjetri, por nuk ka Pjetër (udhëheqës) të mirë pa Gjonë (ndjekës) të mirë, siç nuk ka Gjonë të mirë pa Pjetër të mirë. Kur udhëheqja dhe ndjekja bëhen me perëndishmëri e besëlidhje miqësie që mpreh fytyrën e, për pasojë, karakterin e njëri-tjetrit, rezultati janë histori bashkëpunëtorësh që veprojnë për të vërtetën si Pjetri e Gjon

Shqipëria zogiste dhe Shqipëria komuniste në kujtimet e Stuart E. Mann

Image
Nga një ceremoni në pallatin e Mbretit Zog. Më bë të mendoj për Shqipërinë si Rusia cariste para revolucionit bolshevik: një vals para rrënimit. ** Para se të nisni leximin e tekstit vijues, kujtime të akademikut britanik Stjuart E. Men, do t’ju nxisja të jeni kritik dhe gjykues në çdo pjesë e veçanërisht në disa detaje. Dyshimi im është se zotëria ka qenë simpatizant i komunizmit i cili, në kohën për të cilën ai raporton, nuk ishte ende aktiv në Shqipëri, por ishte mirëvendosur në vende shumë më të fuqishme se i yni. Zotëria e cilëson se trajtimi që i është bërë gjatë qëndrimit në Shqipëri për punë në kohën e Zogut ishte i pakrahasueshëm, madje thotë diku se monedhat me të cilat paguhej ishin prerja më e madhe e arit që kishte parë ndonjëherë (napolonat shqiptare). Sikur vetëm kjo, tregon se sa në vijë të mbarë ishin punët në një shtet si i yni asokohe, i saposhkëputur përfundimisht nga otomanizmi e me njëqind telashe. Zotëria vijon të vëzhgojë në mënyrë kritike disa tradita e el

Orët e Malit, rojtaret e përshpirtjes shqiptare

Image
Muji dhe Orët e Malit, nga Gazmend Leka. Imazh i dashur fort për mua. Këndon Homeri në një këngë të Iliadës ( Iliada vjen nga fjala “Ilium” që i referohet Trojës. Se si quhej fisi që vinte nga Iliumi, besoj e gjeni vetë) për atë që mbahet si tempulli me orakullin më të vjetër "helenik": Dodonën. Sot kjo vatër e përshpirtjes ballkanase e më gjerë gjendet në Epirin në anën greke të kufirit, në atë qytet që ka qenë sa koha vatër shqiptare: në Janinë. Këndon rapsodi më tej se Akil këmbëshpejti i lutej “të madhit Zeus, Zotit të Dodonës, pellazgut, që jeton atje tej, mendueshëm përmbi Dodonën dimërore”. E bën të qartë rapsodi i madh se Zeusi ishte pellazg. A besohej ai asokohe si zot apo thjesht si plak i mençur përmbi pellazgët, nuk e dimë. Por është me interes se, kur flet për Dodonën, Homeri nuk përmend zota të tjerë, a thua se në ato kohë parahelenike kur lindi miti, pellazgët e lashtë ishin monoteistë. A thua se na duhet edhe prova e përshpirtjes për të ditur se