Po ti, a je dukur ndonjëherë si i vdekur?


"Dhe demoni, duke bërtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fëmija mbeti si i vdekur, saqë shumë njerëz thoshin: "Ka vdekur". Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë." - Marku 9:26-27

Ndonjëherë, mundimi ka qenë aq i gjatë saqë çlirimi që Zoti sjell është aq i madh dhe jetë-tronditës sa për një çast të gjatë e të pakapshëm dukesh si dikush për të cilin soditësit e shndërrimit do të thoshin "ka vdekur". Përtëritja dhe rimëkëmbja prej Tij i ngjan dërrmimit, aty për aty. Zemra fiket një çast sa të rimarrë ritmin, një frymëmarrje e thellë në mushkëritë e ngrira, shqisat shuhen për të ndjerë sërish në imtësi. Një gjendje gjysmë-jete, në pritje, a shlodhje. Vetë nuk do të mund të shkëputeshe nga dheu. E atëherë Ai, që ende s’ka mbaruar me ty, zgjat dorën e të ngre në këmbë, e ti, në përhumbje e magjepsje, gatitesh për jetën me bollëk, në gëzim të plotë. Po, së jashtmi është për të thënë “ka vdekur”, por së brendshmi ngjan si “u ngjall”.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.