Pavarësia e Tiranës

Shpallja e Pavarësis, Tiranë, 26 nëntor 1912.


Ibrahim Dalliu në librin e tij “Patriotizma në Tiranë” shkruan për ngjarjen (shqipja versioni yll): “Në 26 të Nanduerit, dulë tellalli në mëngjes e u mblodh populli në fushë të prefekturës, ku majti Z. Refik Toptani, këto fjalë të mallënjyeshme: “Or vllazën! Me hidhërim të madh po ju tham se prue puna për me u nda prej vllaznish tyrq (humor geg) dhe me zbrit bejrakun e atyne qe ka value ktu me qindra vjetsh, dhe me ngref qeveriën komtare e me ngrejt flamurin e Shqipnis. Dhantë Zoti e u puqshim si sod goj ndër goj, q’ashtu të mundemi m’e rujtë atdheun t’inë nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnia më vehte! Rroftë Vllaznimi! Rroftë flamuri komtar!”

Shqiptarët e duertrokitën me lot gëzimi, dhe halldupët me vaj në buzë gërthitën: “Rroftë...” Mbasi e vari flamurin kapidan i xhandarmariës Z. Hamid Borshi, me nji drue dyngjzerësh, u lajmërues me telegraf, Durrësi, Elbasani, Berati dhe Vlona. Populli u sullë qark tregut tue ba shënllëk me aheng dhe e priti liriën si shpëtimtare e u betue dhe lidhi besë te Rrapi i Tabakhanes mos me bartë armë, mos me vjedhë, mos me vra dhe mos me i perkrahë vrassit dhe kusarët.”

Xhemal Pazari mbajti fjalimin e rastit në gjuhën shqipe dhe bekoi flamurin, ku ndër të tjera tha: “O Zot i gjithësisë, shyqyr që na shpëtove nga zgjedha e Turqisë dhe i solle çlirimin Shqipërisë!”

Gazetat jashtë vendit shkruanin: “Është për t’u shënuar në historinë tonë kombëtare dhe pikërisht për kryeqytetin e sotmë, që me 26 Nëntor 1912 u ngrit flamuri i Indipendencës prej Sheh Ahmet Pazarit me shokë dhe u këndua shqip falja dhe lutja për Indipendencën. Informohemi se dita 26 Nëntor do të kremtohet prej këtij viti midis shokëve tiranas të Xhemal Pazarit, si kremtim i një ushtari të panjoftur për lirimin e Atdheut.”

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.