Bukuri kah Bukurisë së Madhe




Në “greqishten” e vjetër, fjala “kozmos” – përveçse “rregull”, “univers” – nënkuptonte edhe dekor, sidomos në kuptimin e bizhuterive që një grua e bukur i shtonte figurës së vet. Me sa duket, për të lashtët asnjë rregull me saktësi të përsosur nuk mund të kuptohej pa gëzimin e pastër të kënaqësisë nga bukuria për hir të bukurisë. Dekori nuk është i domosdoshëm në vetvete; ka të bëjë vetëm me të shijuarit e të bukurës. Mendohet së pari ideali i të bukurës në dekor, pastaj saktësia dhe detajet e realizimit të saj. Pra, ndryshe nga çfarë thoshte Sartri, esenca vinte para ekzistencës. Një zonjë e bukur mendon së pari për bukurinë e bizhuterive që në thelb janë të panevojshme. Pastaj sheh të gjejë më të përsosurat. Krijuesi e bëri këtë kozmos – dhe ne bashkë me të – në rregull të përsosur që i ka shenjat dhe mban gjithçka bashkë edhe pas kaq shumë rënieje. Por ndoshta ishte pronësia e Tij mbi të bukurën dhe shijimin e saj që e shtyu së pari të mendonte për gjithë këtë rregull ku pasqyrohet ende bukuria e Tij, edhe pas kaq shumë rënieje. Nuk jemi këtu për dobi, por për bukuri kah Bukurisë së Madhe.



Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.