Nuk ka Pjetër pa Gjon.

Shën Pjetri dhe Shën Gjoni... ose Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno të Biblë ☻


“Dhe, si i tha këto, (Jezusi) i tha (Pjetrit): “Ndiqmë”. Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte (Gjoni).” – Gjoni 21:19/b-20/a.

Në një kohë kur theksi është aq shumë tek udhëheqësia, duke i dhënë përparësi të tillë që përjashton nevojën për të qenë edhe ndjekës, është mirë t'i kujtojmë vetes se forcë e pjekuri tregohet edhe kur di të ndjekësh ata mbi të cilët dora dhe thirrja e Perëndisë është e dukshme, sepse në fakt nuk po ndjek njeriun, por Zotin që i ka thirrur. Pjetri nuk është më i fortë se Gjoni, as Gjoni më i përulur se Pjetri, por nuk ka Pjetër (udhëheqës) të mirë pa Gjonë (ndjekës) të mirë, siç nuk ka Gjonë të mirë pa Pjetër të mirë. Kur udhëheqja dhe ndjekja bëhen me perëndishmëri e besëlidhje miqësie që mpreh fytyrën e, për pasojë, karakterin e njëri-tjetrit, rezultati janë histori bashkëpunëtorësh që veprojnë për të vërtetën si Pjetri e Gjoni, si Pali e Barnaba, e sa e sa te tjerë që ndjekin Zotin duke u kënaqur në rolet që Ai ka caktuar për gjithsecilin.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.