Posts

Showing posts from September, 2019

Aubrey Herbert, anglezi i qytetëruar mes barbarëve të fundit të Evropës

Image
Aubrey Herbert (3 prill 1880 – 26 shtator 1923) Aubrey Herbert gjithë jetës vuajti nga shikimi shumë i dobët i syve, por sytë e shpirtit e të intelektit i qëndruan gjithmonë shumë të mprehtë. Lindur në Hampshire në 3 prill 1880, Herberti shërbeu si deputet në parlamentin britanik nga 1911 deri në vdekjen e tij të parakohshme në 1923. Pikëpamjet e tij politike përshkruhen me fjalë që i bëjnë hije çdo njeriu me mend e zemër: konservator me mendime të pavarura. Në jetën e tij, ai ka shërbyer si ushtar, diplomat, udhëtar dhe oficer i inteligjencës britanike. Ishte njohës shumë i mirë i kulturave orientale dhe folës i shtatë gjuhëve të huaja, përfshirë shqipen. Herbert ishte një mik, admirues dhe mbrojtës i paepur i çështjes shqiptare, në ato vite kur çështja shqiptare ishte shaka për Fuqitë e Mëdha. Atij iu ofrua tri herë posti i mbretit të Shqipërisë në formë zyrtare e jozyrtare, të cilin nuk e pranoi për arsye të ndryshme. Herberti dallon edhe si një prej mbështetësve më të

Prifti në botën e çudirave

Image
At Zef Pllumi (28 gusht 1924 – 25 shtator 2007) Vitin e parë pas Luftës: “...komunizmi në Shqipní nuk ishte nji lëvizje kombëtare, nji çashtje e mbrendshme e popullit, porse ishte rrjedhojë e nji diplomacie të paskrupull që flijonte gjysmën e Evropës mjaft t’i siguronte lirinë e mirëqenien gjysmës tjetër.” “Njerëzit e pafe paskan vetëm bark!” *** Para gjyqit të kushedisatë: "U shrtrina me fjetë, po ku vinte gjumi? Gjithë natën e gjatë këtë herë ndeja tue luftue me Zotin. Si asht e mundun që njerzit e mirë, jo vetëm vuejnë tanë jetën, por edhe i mbysin pa faj!? Ndërkaq njerzit e kqij, tiranët gjakatarë, gëzojnë të gjitha të mirat! E jo vetëm sot ndodhë kështu, por gjatë gjithë historisë së njerzimit. Mister i pakuptueshëm! Dukej sikur Zoti t’ia kishte lanë sundimin e kësaj toke djallit e për vete të kishte rezervue vetëm qiellin. N’ato çaste dëshprimi m’u duk se Zoti nuk kishte veprue drejt me njerzit tue i hjedhë cipllak në këtë tokë nën mëshir

Ded Gjo Luli, ose barbari si fisniku i vërtetë evropian

Image
Ded Gjo Luli (1840 - 1915) - Burri i fortë është edhe burrë i mirëmbajtur. 24 shtator 1915: Ded Gjo Luli vritet në Orosh të Mirditës nga forcat serbo-malazeze. Atdhetar me pushkë në dorë e patron i shkrim e këndimit shqip, pra atdhetar i sojit më të mirë, Ded Gjo Luli lindi në 1840 në malësitë e mbi Shkodrës. Ai u bë pjesë e qëndresës së armatosur të Lidhjes së Prizrenit në 1878 për mbrojtjen e krahinave gege të Hotit dhe Grudës, të cilat traktati i Shën Stefanit ia shkëputi Shqipërisë në nder të Malit të Zi. Pavarësisht ç’emër shenjtorësh mbartin, traktatet e vendimet e mëkatshme mbi Shqipërinë nuk shëlbohen. Në 1911, Ded Gjo Luli u bë nismëtar i kryengritjes për çlirimin e Malësisë nga pushtimi turk, kryengritje kjo që ndezi shkëndijën e përpjekjeve për pavarësi kombëtare në zemrën e Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit, trinia gege-kosovare-labe (çamët me Marko Boçarin e kishin bërë gjithashtu të ndjerë praninë e tyre si pjesë e kombit) që i bën nur vendi

Wakanda prej vërteti / The real Wakanda

Image
Shaka kaSenzangakhona, ose Shaka Zulu (1787 – 1828), statujë në Londër Asnjë burrë që nuk i mbijeton të ëmës nuk është burrë i madh. Më 22 shtator 1828, Shaka Zulu, themeluesi i mbretërisë së fuqishme Zulu në Afrikën jugore, u vra prej dy gjysmë-vëllezërve të tij, Dingane dhe Mhlangana, pasi shëndeti i tij mendor i përkeqësuar rrezikonte të sillte shkatërrimin e fisit Zulu. Ngjason fort si historia e një Jul Qesari afrikan, me Brutin dhe Kasin e vet, me sa duket. Shaka u bë kryetari i zuluve në 1816, kur fisi numëronte më pak se 1500 anëtarë dhe ishte ndër fiset më të vogla mes qindra fiseve të tjera të Afrikës jugore. Aftësia e tij e madhe ushtarake përfshinte edhe aftësi të mëdha organizative, dhe fisi arriti të fitonte përmbi fiset e tjera, duke i përvetësuar të mbijetuarit në radhët e veta. Zulutë më pas do të ishin sfidë e jashtëzakonshme ndaj britanikëve dhe holandezëve gjatë luftërave që patën në fund të shekullit të 19të. Prapë se prapë, Shaka Zulu isht

Pas Tetit Olimpia, pas Olimpisë Hankoja - nënat epirote dhe djemtë e tyre tragjikë

Image
“Ali Pasha i Janinës”, nga Seymour Stokes Kirkup (1788–1880) Jo të gjitha nënat janë si Vojsava Kastrioti... dhe asnjë nuk mund të jetë si ajo pa një Gjon Kastrioti në krye të shtëpisë. As janë gjithë nënat Ajkuna, sepse jo gjithë etërit janë Muji. Figura e nënës si një lloj priftëreshe e shenjtë dhe e pafyeshme e familjes ka qenë gjithmonë e padiskutueshme në kulturën shqiptare, në veri a jug të Shkumbinit qoftë. I njëjti popull i vendosur në këto dy krahina e nderon njësoj nënën, betohet shenjtërisht për të e mund të hyjë në sherre të përgjakshme nëse emri apo personi i nënës (dhe motrës) çnderohet me fjalë a vepra. Por në Epir, që prej lashtësisë së hershme, figura e nënës ka një rol tejet të pushtetshëm në drejtimin e rrjedhës së jetës, vendimet dhe karakterin e fëmijës së tyre. Kjo bie veçanërisht në sy në fëmijët djem, aq më tepër ata që historia na i ka ndarë veçmas si të papërsëritshëm. Ati i Akilit, Peleu, e mposhti dhe e fitoi nereidën e nimfën detare Teti (bas

Kur Zoti u kthye dhe e shikoi Pjetrin

Image
"Pjetri mohon Krishtin", nga Carl Heinrich Bloch (1834 – 1890) “31 Edhe Zoti tha: “Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t`ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. 32 Por Unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu.”. 33 Por ai tha: “Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me Ty edhe në burg edhe në vdekje.”. 34 Por Jezusi tha: “Pjetër, Unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh.”. 54 Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg. 55 Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre. 56 Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: “Edhe ky ishte me Të.”. 57 Por ai e mohoi duke thënë: “O grua, nuk e njoh.”. 58 Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: “Edhe ti je nga ata.”. Por Pjetri tha: “O njeri, nuk jam.”. 59 Mbasi kaloi rreth një orë, një t

Për në Iliri, Epir e Dardani i bihet nga Shqipëria e Mesme.

Image
"Fëmija Pirro i paraqitet Glaukut", nga Nicolas René le Jeune Jollain Fisi i Taulantëve, ndër më të mëdhenjtë e Ilirisë bashkë me Dardanët, shtrihej përgjatë gjithë hambarit shqiptar: nga pjesa mbi Durrës, vija bregdetare e Adriatikut e deri thellë në Elbasanin e sotëm e më tej. Ky fis dhe kjo tokë ishin bërë për njëri-tjetrin: pjelloria bujare e tokës me fisnikërinë bujare e babaxhane të Taulantëve. Mendohet se fjala “taulant” ka ngjashmëri fonetike dhe etimologjike me fjalën “dallëndyshe”. Në fakt, shumica e fiseve iliro-pellazge (si edhe të tjera fise evropiane) kanë emra që burojnë nga gjallesa të ndryshme natyrore, qofshin këto shtazore apo bimore. Kafsha apo bima (në ca raste edhe dukuria natyrore) sipas së cilës emërtohej fisi konsiderohej më pas si totemi i tij, një lloj simboli për karakterin, prirjet dhe mënyrën e jetesës së fiseve të veçanta. Dallëndyshja është shpend që migron në jug kur moti në veri ftohet. Shqipëria, veçanërisht   perëndimi dhe jugu i

Për sa dhé ka nevojë njeriu

Image
Ilustrim për tregimin (1952), nga Arkady Plastov (31 janar, 1893 - 12 maj, 1972) (Tregim nga Lev Tolstoi) Pahomi ishte një fshatar rus. Kishte qenë aq i vobektë tërë jetën e tij sa gjëja që deshi më tepër në këtë botë qe të bëhej i pasur me dhera. Ai thoshte shpesh: - Le të fitoj vetëm pak toke dhe atëherë s’do t’i kem frikë askujt. Kursente shumë, vishej dhe ushqehej keq, deri sa ia arriti që të blinte një copë tokë. Pas kësaj u bë mjaft i lumtur dhe mund të kishte rrojtur fare mirë po të mos i ishte bërë sëmundje dëshira për të pasur më tepër tokë. Kështu, e shkonte jetën me të keq duke përdorur çdo pesësh që kishte, për të blerë tokë; përsëri e përsëri. Sa më shumë tokë që blinte, aq më shumë kërkonte. Në krye besonte se do ta ndjente veten krejt të lumtur, sikur të shtinte në dorë tokë për një pendë qe, por tani qe kish me qindra pendë e ndiente veten krejt të palumtur, e i vinte keq për vdekje, sepse donte të kishte njëmijë pendë. E shoqja dhe fëmija e tij vuani