Prifti që i këndon Zanës

Muji dhe Orët, nga Gazmend Leka


“Hej, moj, Zanë, të qofsha true,
si s’të bjen ndër mend për mue
punë të hershme me m’kumtue
këngë e valle me m’fillue,
por më rrin tuj fluturue
mollë më mollë e ftue më ftue
me ato shoqe tuj këndue,
me ato shoqe tuj vallzue
tuj vallzue, moj, tuj lodrue
nëpër lëndina e nëpër rudina
n’ato brej aha e çetina
ku ban çerdhen gjeraqina?
Buloi molla e lulzon thana
e prijnë valle Orë e Zana
nëpër rreze qi lshon hana,
ardhun shtatit si breshana,
rreze dielli dora e llana,
ardhur shtatit si breshana,
rreze dielli dora e llana,
fryra shndrrue n’fletë trandafili,
shartue zani e m’za bilbili,
dishka dorë e dishka brymë,
si nj’ai n’fërfëllimë!”

Atë Gjergj Fishta

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.