Buka pagançe - buka nga qëmoti

Bukë pagançe, qumësht dhie dhe vazo me gjethe pemësh të miteve shqiptare.


Bukëvale.
Bukëshkalë!
Buke e kripë e zemër. (Më pas u bë edhe “bukë e verë”, Darka e Zotit.)
Thyej bukën.
Ngjyej bukën.
I hahet / s’i hahet buka.
Han bukën, përmbys kupën. (Shprehje me prejardhje etruske/toske.)
Shtoni shprehje të tjera që dini me “bukë” në to. Mua këto po më vinin ndërmend pa kërkuar në internet.

Më poshtë, buka “pogaçe”: buka pa maja recetë nga qëmoti. “Pogaçe” është versioni i ruajtur në shqipen e sotme për bukë “pagançe”. Përveç evoluimit të natyrshëm të gjuhës, shqipja ka edhe prirjen e thjeshtimit të fjalëve në sa më pak rrokje, tipar i gjuhëve të lashta.

Për më tepër, vetë fjala “pagan” nuk është fjalë shqipe, por e hyrë në gjuhën tonë me pushtimet romake dhe përparimin e kishës. “Pagan” do të thotë “fshatar”, “pagançe” bukë fshati. Kuptimin “idhujtar” që i vishet sot fjalës “pagan” vjen nga kisha, e cila përhapej së pari nëpër zonat urbane. Fshati dhe populli i tij, që e kishin mbajtur që më parë emrin “pagan” si referencë ndaj zonës ku jetonin, tani iu vesh kjo fjalë me kuptimin “të pafe”, “jo të krishterë”, “jo judenj”, “jo lindor”, “jo myslimanë” dhe jo çfarëdo që nuk ishte autoktone.

Buka në kulturën shqiptare – në atë të vërtetën, jo në këtë të sotmen që rropatet lindje-perëndim, Amerikë-Turqi – nuk është thjesht ushqim. Është rit fetar, pa salltanete tempujsh, por me rite të dëlira e të lashta që kanë si synim nderimin e Hyjit dhe bashkimin e fiseve të një gjaku.

Në lindje, bukëvalja bën bashkë gjithë fshatin në gëzimin për fëmijën e ri.

Në mars, ballokumja me miell misri – drithi i Dhemetrës – shënon kthimin e diellit dhe verës dhe çeljen e natyrës me shkrirjen e borës dhe ngricave.

Në vdekje, hallva që sot gabimisht quhet turke ëmbëlton edhe ajo hidhërimin nga kalimi në amshim i të dashurve, teksa gjithë të pranishmit duhet të marrin në nder të kujtimit të tij një pjesë nga kjo bukë e ëmbël me miell të djegur – si trupi i djegur i të vdekurit, riti mortor i kohëve të lashta.

Nuk ka si buka pagançe, buka me recetë prej Zotit.



Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.