Bardhyli, baca dardan me emër viking

Monedhë e prerë në qytetin Dardan të Damastionit në vitet 380-360 para Krishtit e që me shumë gjasa paraqet një portret të Mbretit Bardhyl.

Mbreti Bardhyl i Dardanëve ishte burrë i madh, Bacë i vërtetë. Sipas legjendës, ai vdiq në fushë të mejdanit, kalëruar, në kulmin e rinisë, në moshën rreth 90 vjeç.

(Kërkojmë ndjesë për hundën dominuese që shihni në monedhën më lart. Në fakt, jo, nuk kërkojmë ndjesë aspak. Kjo është hundë tipike e pasardhësve të neandertalëve, paraardhësve të evropianëve autoktonë. Neandertali – për të cilin zbulimet shkencore vijojnë të zbulojnë se ishte tej mase më i zhvilluar nga çfarë kanë dashur ca e ca të na bëjnë të besojmë – mund të quhet ndryshe Jafeti biblik dhe pasardhësit e tij. Neandertalë është emri vënë jafetitëve nga ata që nuk shohin nga Bibla për vëzhgim historik mbi antikitetin tonë pas Përmbytjes. Kjo hundë është një provë më shumë e autoktonisë evropiane të Ilirëve dhe, duke qenë se kështu është ende sot hunda e shumë shqiptarëve, provë e autoktonisë sonë po ashtu.)

Prijës i fisit të madh të Dardanëve, pjesë e lavdishme e krenarisë ilire para përçudnimit otoman, Baca Bardhyl (rreth 448 – 358 para Krishtit) nuk kishte lindur në pozita mbretërore. Megjithatë, ai ishte mbret i merituar sipas çdo ligji natyror, nën të cilin kombinimi i një trupi të fuqishëm, një mendjeje të mprehtë dhe një vullneti të palëkundshëm përbëjnë mbretin më të mirë të mundshëm njerëzor. Pasi kaloi një pjesë të mirë të rinisë së tij si minator qymyri dhe qymyr-djegës, Bardhyli vendosi se kjo jetë nuk bënte për të dhe vendosi ta merrte pushtetin me forcë (jo dinakëri), si çdo burri bacë i takon të bëjë.

Ajo që vijon është një epokë e madhërishme për Dardanët, të cilët u shtrinë deri poshtë në Epir me mësymje të herëpashershme. Në një prej këtyre mësymjeve në 385 para Krishtit, Dardanët shkaktuan vrasjen e 15,000 ushtarëve Molosë. Duke llogaritur që Molosët ishin vetëm një prej fiseve epirote, e prapë se prapë kishin aq shumë njerëz sa të përbënin një ushtri prej 15,000 krerësh e prapë mijëra të tjerë të mbetur, mund ta imagjinoni sa i madh ka qenë Epiri në njerëz e fuqi. Mund të imagjinoni sa e madhe ka qenë edhe Dardania, e cila në këtë pikë duhet të ketë pasur të paktën dy-trefishin e këtij numri në dispozicion të ushtrisë së saj. Për shpëtimin e Epirit dhe lënien e tij si tokë të Epirotëve do të nevojitej ndërhyrja e Spartanëve, ndihmuar disi edhe nga largësia gjeografike e Dardanëve.

Baca Bardhyl mund të konsiderohet, për mendimin tim, si Iliri që bëri të sigurt nënshtrimin e forcave të tjera në Ballkan – qofshin këto Ilire – duke parashtruar rrugën për një ngritje më të lehtë të Aleksandrit të Madh dhe, me të, gjithë Ballkanit në dominim të botës së njohur të kohës (Ilirët ishin vazhdimisht pjesë e ekspeditave të Aleksandrit, aq sa sot ka nga ata që mendojnë se një lloj vijimësie e tyre mund të gjendet edhe në Pakistanin e largët).

Maqedonasit, fisi i Aleksandrit nga ana e babait, ishin edhe më keq se Molosët nën mëshirën e Dardanëve të udhëhequr nga Bardhyli... derisa Filipi II, babai i Aleksandrit, arriti ta mundte me vështirësi e trimëri në betejën e Liqenit (Ohër) pranë Manastirit të sotëm. Kjo ishte e para herë që Baca plak ishte përpjekur më parë ta zgjidhte konfliktin në mënyrë paqësore, përpjekje kjo e papranuar nga Filipi II e që çoi pastaj në konfliktin që do t’i largonte përfundimisht Ilirët nga ai rajon. Kjo është edhe beteja në të cilën Baca Bardhyl vdiq siç kishte jetuar: si luftëtar, si Ilir, si gjembi në mish i çdo perandorie. Maqedonia e Aleksandrit ishte e lirë të lindte.

Sa i përket emrit nordik të Bardhylit, shpjegimi është si vijon. Bardhyl është trajta shqipe e emrit “Baldr” ose “Baldur”, “Balder” që ishte hyji nordik i dritës, ai që në “Greqinë e lashtë” njihej si Apolloni. Në fakt, Apolloni është i vetmi nga hyjtë e Olimpit që nuk rrinte në Olimp gjithë vitin, por në dimër ikte në Hiperbore, që mendohej si ekstremi verior i tokave evropiane të njohura asokohe. Emri “Bardhyl” do të thotë “i bardhë yll”, siç kuptohet qartë, por, sipas kuptimit parësor të fjalëve, e bardha simbolizon dritën (si edhe racën e bardhë dhe tiparet e saj, ndoshta në kontrast me prurje të vonshme në Ballkan, si fenikasit, etj.), dhe ylli si referencë ndaj diellit, zot i të cilit ishte Baldri ose Apolloni. Emri i Baldrit, nga ana tjetër, vjen nga rrënja indoevropiane “bhel-“ (i/e bardhë), ose nga fjala e vjetër nordike “bál”, që do të thotë “zjarr”. Në dijeninë time, Bardhyli është i vetmi personazh nga lashtësia që ka emrin e një hyji antik. Nuk di askënd që të quhej Zeus, Athina, Diana, Hera, etj. Këto emra hyjnish janë përdorur si emra vetëm shumë shekuj më vonë në historinë tonë, atëherë kur kujtesa e lashtësisë ishte humbur me kohë. Për të lashtin, t’i vije dikujt emrin Zeus ishte sikur një i krishterë (jo hispanik) sot ta quante fëmijën Jezus.

Këto detaje gjuhësore, etimologjike dhe historike janë tejet të rëndësishme, së pari për ne vetë si mish e thua me trungun familjar evropian, por edhe për vetë Evropën që ka nevojë për një shkundje historike sot si kurrë më parë.

Baldri dhe bashkëshortja/binjakja e ij Nanna, perëndesha nordike e hënës, gëzimit dhe paqes. Si binjakët Apollon dhe Diana.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.