Vetëm zemra mos t'u bëftë gur! / As long as there's no veil over your heart!

"Profeti Jeremia", nga Julius Schnorr von Carolsfeld / "The Prophet Jeremiah", by Julius Schnorr von Carolsfeld

Te Vajtimet 3 është një gjysmë kapitulli ku Jeremia qan (sipas specialitetit te tij, me vajtim) para Zotit duke i thënë më ke bërë këtë e më ke bërë atë, dhe asnjë nga ato gjëra nuk është e pavërtetë, sepse Jeremia, në afërsinë e madhe që ka me Zotin, është aq i mençur sa ta dijë se asgjë e mirë ose e keqe nuk vjen në jetën e njeriut po nuk u miratua prej së larti, dhe është aq i sinqertë sa të mos bëjë sikur nuk ndjen dhembje ose sikur ka më shumë besim sesa kaq, por të dalë para Zotit si i vetmi që e kupton plotësisht shqetësimin e shpirtit të njeriut. Menjëherë pas vajtimit, ai fillon të përlëvdojë Zotin për gjithë hirin dhe kujdesin e Tij, duke pranuar se mund edhe të ishim shkatërruar plotësisht po të mos ishte për Të, përlëvdim që të zgjon shpirtin kur kujton se në çfarë rrethanash ishte Jeremia teksa përlëvdonte. Ngjan si ruajtja ideale e kufirit midis ndershmërisë së fjalëve që i thuhen Zotit (ose mendohen për Të) në dëshpërim dhe respektit të detyrueshëm ndaj Tij si sovran që nuk ka nevojë te këshillohet për gjërat që bën. Në fund të fundit, gjëja më e keqe që mund ta gjejë njeriun nuk është vuajtja më e madhe e mundshme, por ajo që thotë Jeremia në fund të kapitullit, “Bëji zemërgur”, që të mos duan e të mos munden më të mendojnë drejt për Zotin. Jerusalemi ra në duart e babilonasve, sepse as babilonasit nuk e kishin zemrën aq gur sa izraelitët.




In Lamentations 3, there is half a chapter of Jeremiah crying (as per his own speciality of weeping!) before the Lord, telling Him You have done this and that to me. None of those thing is untrue; Jeremiah, in his great closeness to the Lord, is wise enough to know that no good or bad thing can ever come upon a man’s life if it was not first approved from above. He is also sincere enough to not pretend he feels no pain or has greater faith than what he truly has. Instead of that, he goes before the Lord as the only one Who fully understands the troubles of a man’s soul. Immediately after the weeping, he starts glorifying the Lord for His grace and care, accepting that they could have been utterly destroyed had if not been for Him. This is praise that awakens the soul, if we remember the circumstances Jeremiah was in while glorifying Him. It appears like the perfect balance between honesty in the words one tells the Lord (or thinks of Him) in despair and the obligatory respect towards Him as the sovereign Who needs not council with anyone on the things He does. After all, the worst that can happen to a person is not the greatest suffering imaginable. The worst is what Jeremiah, at the end of the chapter, calls “Put a veil over their hearts”, so they may not want to and not even be able to think properly of the Lord. Jerusalem fell in the hands of the Babylonians, because not even the Babylonians had as dark a veil over their hearts as the Israelites did.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.