Wakanda prej vërteti / The real Wakanda

Shaka kaSenzangakhona, ose Shaka Zulu (1787 – 1828), statujë në Londër

Asnjë burrë që nuk i mbijeton të ëmës nuk është burrë i madh.


Më 22 shtator 1828, Shaka Zulu, themeluesi i mbretërisë së fuqishme Zulu në Afrikën jugore, u vra prej dy gjysmë-vëllezërve të tij, Dingane dhe Mhlangana, pasi shëndeti i tij mendor i përkeqësuar rrezikonte të sillte shkatërrimin e fisit Zulu. Ngjason fort si historia e një Jul Qesari afrikan, me Brutin dhe Kasin e vet, me sa duket.


Shaka u bë kryetari i zuluve në 1816, kur fisi numëronte më pak se 1500 anëtarë dhe ishte ndër fiset më të vogla mes qindra fiseve të tjera të Afrikës jugore. Aftësia e tij e madhe ushtarake përfshinte edhe aftësi të mëdha organizative, dhe fisi arriti të fitonte përmbi fiset e tjera, duke i përvetësuar të mbijetuarit në radhët e veta. Zulutë më pas do të ishin sfidë e jashtëzakonshme ndaj britanikëve dhe holandezëve gjatë luftërave që patën në fund të shekullit të 19të.


Prapë se prapë, Shaka Zulu ishte djalë mamaje, siç ka qenë çuditërisht rasti me shumë strategë të mëdhenj ushtarakë dhe udhëheqës. Duket sikur disa nëna, të paafta a të pamundura t’i plotësojnë ambiciet e veta në jetën e vet, jetojnë përmes bijve të tyre, duke i shtyrë në “madhështi” që është tej mase për t’u menaxhuar nga mirëqenia shpirtërore e mendore e atyre bijve.


Kur e ëma, Nandi, vdiq në 1827, Shaka doli mendsh dhe dhimbja iu kthye në burim torture e terrori për popullin që e kishte ndjekur e dashur deri në atë pikë. Ai urdhëroi vrasjen e qindra zuluve dhe nxori ligje që ndalonin mbjelljen e drithërave dhe përdorimin e qumështit për një vit. Me sa duket, çdo tiran ka përbindshmërinë e vet unike. Çdo grua shtatzënë u vra përkrah burrit të saj. Dukej sikur Shaka kishte marrë neveri tërë jetën. Dikush mund të pyesë veten, pse nuk vrau veten më mirë?


Në ngjashmëri të madhe me Skarin te “Mbreti Luan”, Shaka e çoi ushtrinë në operacione të stërgjata ushtarake dhe, kur ushtria kthehej e sfilitur, ai urdhëronte të niseshin sërish. Burrat nuk mbanin më, dhe gjysmë-vëllezërit e tij e vranë për të shpëtuar fisin. Dingane më pas u bë mbret i zuluve.


Nderojini të dashurit tuaj sa janë gjallë dhe mbajuani gjallë kujtimin. Ruani shëndetin mendon pasi ata të kenë kaluar në amshim. Kjo është shenjë e një burri të madh e gruaje të madhe, dhe nuk është aspak gjë e lehtë.


No man is great if he cannot survive his mother.

On September 22, 1828, Shaka Zulu, founder of the mighty Zulu kingdom of southern Africa, was murdered by his two half-brothers, Dingane and Mhlangana, as his deteriorating mental health threatened to destroy the Zulu tribe. An African Julius Cesar story, complete with its own Brutus and Cassius?

Shaka became chief of the Zulus in 1816, when the tribe numbered fewer than 1,500 and was among the smaller of the hundreds of other tribes in southern Africa. His military brilliance extended to great organizational skills, and the tribe conquered other tribes in the area, incorporating the survivors into their ranks. The Zulus would thus later prove to be a formidable challenge to the British and the Dutch during the Zulu wars of the late 19th century.


He was a mama’s boy though, like, strangely enough, many great military strategists and leaders. It is as if some mothers, unable to appropriately fulfil their own ambitions, live through their sons, pushing them into “greatness” that is too much for their spiritual and mental well-being to handle.

When his mother, Nandi, died in 1827, Shaka lost his mind and his grief became a source of torture and terror for the people who had followed and loved him to this point. He ordered the murder of hundreds of fellow Zulus and outlawed the planting of crops and the use of milk for a year. Every tyrant has his own peculiar monstrosity, it seems. All women found pregnant were murdered along with their husbands. Shaka seemed to abhor life altogether. One wonders why he didn’t just make do with his own life.

Much in the fashion of Scar from The Lion King, he sent his army on an extensive military operation, and when they returned exhausted he immediately ordered them out again. The men had had enough and his half-brothers murdered him to save the tribe. Dingane then became king of the Zulus.

Honour your loved ones when they’re alive and cherish their memory. Maintain sanity once they’re gone to the afterlife. It’s the mark of a great man or woman, and it’s no easy feature.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.