Arti kinez: përsosmëria dhe aksidenti i kontrolluar

Pikturë sipas stilit konfucianist.

Arti kinez paraqet një rast interesant të natyrës gjithmonë ndryshuese të artit.


Pjesa e frymëzuar nga modeli konfucianist fokusohej më së shumti në prodhimin e veprave të karakterizuara nga rendi, simetria dhe ekzekutimi i përpiktë sipas rregullave të parapërcaktuara të teknikës së përshtatshme dhe përsosmërisë së formës. Rezultati ishin vepra vërtetë unike dhe... të rregullta e të përpikta (modeli 1 më lart).

Me kalimin e kohës, taoizmi hyri në skenë, dhe artistët e kësaj rryme filluan të ndjenin se metoda e mësipërme ishte tepër e strukturuar dhe e kufizuar, e kështu nisën të zbatonin një tjetër seri parimesh ndaj procesit krijues. Ata u përpoqën të pakësonin elementet e parapërcaktimit dhe parashikueshmërisë, për të lejuar kështu më shumë spontanitet nga ana e artistit dhe liri në material (modeli 2 në fund).

Një nga piktorët e parë taoistë me famë ishte Wang-mo (shekulli i tetë), i cili, në vend të planifikimit dhe përgatitjes së kujdesshme dhe shfaqjes mjeshtërore të përsosmërisë teknike, i shkundte penelat e tij mbi sipërfaqen për t’u pikturuar, duke e përhapur bojën shkujdesshëm mbi të. Pastaj ai ndiqte konfigurimin aksidental për të nxjerrë prej tij pemë, male, shkëmbinj ose re. Në vend që të përdorte penela të zakonshëm dhe të pikturuarin e rafinuar siç bënin artistët konfucianistë, Wang-mo ndonjëherë ngjyente flokët e tij të gjatë në bojë dhe i përdorte në vend të penelit!

Kjo teknikë më pas u njoh si “aksidenti i kontrolluar”.

Pikturë sipas mësimit taoist.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.